Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se dita e nesërme do të jetë një ditë normale pune në seli dhe se i kanë marrë të gjitha masat në rast se do të ketë situata përplasjesh, por mohoi zërat për blindimin e ndërtesës. Bardhi tha qartë se, Sali Berisha ka gati skenare dhune, madje tha se ai ka bërë thirrje për gjakderdhje, por kjo gjë nuk do të lejohet.