Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryesia miratoi sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 18 dhjetor, orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Teksa tregoi se kërkesa e Bashës mori mbështetjen e shumicës së kryesisë, Bardhi lexoi edhe pikat e rendit të ditës.