Një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore është gjetur nga një banor i fshatit Peshkëpi në Vlorë. Mësohet se ka qenë një banor i zonës, ai i cili ka pikasur predhën e paplasur në afërsi të tokave bujqësore. Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur me predhën.