Paketa e Maleve ishte në fokus të bashkëbisedimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Thethit, ku u diskutuan problematikat që lidhen me legalizimin e ndërtimeve, lejet për investime dhe mbështetjen financiare për zhvillimin e turizmit malor. Gjatë takimit, Rama u ndal te lehtësitë që ofron paketa e re, ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve konkrete të banorëve për gjobat, kreditë dhe vonesat në procedurat administrative.