Top Channel/ Banorët në Finiq tregojnë tmerrin: Zjarri deri në oborr, u shmang më e keqja
03/08/2026 23:11

Flakët që përfshinë disa fshatra të Bashkisë së Finiqit krijuan një situatë dramatike, duke rrezikuar banesat, resortet turistike dhe qindra hektarë me ullishte. Për më shumë se gjashtë orë, banorët luftuan krah për krah me forcat zjarrfikëse për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre, ndërsa vetëm ndërhyrja nga ajri me tre helikopterë Cougar bëri të mundur frenimin e zjarrit. Top Channel udhëtoi në fshatrat Kostar dhe Bralat, aty ku zjarri zbriti deri pranë zonave të banuara. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi nga zona kodrinore e Matomares drejt Kostarit, Mesopotamit dhe Vllahatit, duke detyruar autoritetet të përqendrojnë të gjitha forcat për mbrojtjen e jetës së banorëve dhe banesave. Në Kostar, momentet ishin nga më të vështirat. Flakët hynë deri në oborret e shtëpive, ndërsa banorët u përpoqën me mjete rrethanore të ndalonin përhapjen e tyre deri në mbërritjen e helikopterëve. Sipas tyre, ndërhyrja nga ajri ishte vendimtare për shmangien e një tragjedie. Situatë problematike u shënua edhe në Mesopotam dhe Vllahat, ku forcat zjarrfikëse u vendosën pranë banesave për të penguar avancimin e flakëve. Krahas mjeteve tokësore, tre helikopterë Cougar kryen hedhje të njëpasnjëshme uji, duke bërë të mundur neutralizimin e vatrave më të rrezikshme. Edhe pse rreziku për banesat është shmangur, pasojat e zjarrit mbeten të rënda. Sipërfaqe të mëdha me ullishte janë shkrumbuar, ndërsa banorët kërkojnë jo vetëm kompensim për dëmet e pësuara, por edhe masa konkrete për pastrimin e territorit dhe përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06