Me një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të tjera, një përfaqësi e grupimit qytetar kundër projektit TID në Durrës kërkon pezullimin e menjëhershëm të të gjitha punimeve, prishjeve dhe procedurave të shpronësimit. Sipas dokumenteve ligjore, me hyrjen në fuqi të VKM-së nr. 621 të korrikut 2026, është shfuqizuar vendimi i vitit 2020 që shpallte Zonën 5 si zonë për zhvillim, mbi të cilin u ngrit i gjithë projekti i rikualifikimit urban pranë Parkut Arkeologjik dhe Amfiteatrit.