Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos rrisë sërish normën e interesit për lekun duke i lënë në nivelin 3%. Sipas guvernatorit, ngadalësimi i rritjes ekonomike, forcimi i lekut dhe hyrja në fuqi e taksave të reja pritet të zbusin kërkesën dhe ulin inflacionin. Edhe kredia është ngadalësuar, ndërsa objektivi mbetet që inflacioni të kthehet në objektiv në mesin e 2024-ës. Rritja e pagave dhe kostove në prodhim do vijojnë të mbahen në monitorim.