Shqipëria ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë 2024-tës, fenomen ky i nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet: Ky është përfundimi në të cilin del raporti i fundit i Bankës Botërore që analizon trendin e rritjes përgjatë këtij viti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shkalla e varfërisë, theksohet ne raportin që mban titullin “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten.