Ish-polici i njësisë speciale operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu ndodhet në paraburgim në Serbi që nga dita e hënë. Ai u ndalua më tetë qershor derisa po kalonte tranzit nëpër shtetin serb e sipas autoriteteve atje, ai dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë në Banjskë. Avokati Arianit Koci ka konfirmuar për arsyet e arrestimit të Arbnor Spahiut duke thënë që është tërësisht cështje politike.