Top Channel/ Banda italo-shqiptare transporton 34 milionë euro drogë! Tre të arrestuar në Shqipëri
16/11/2023 19:14

Një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike u shkatërrua nga policia italiane. Grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë, ndërsa në total u lëshuan 19 urdhër arreste nga prokuroria e Padovës dhe Venecias. Gjatë aksionit të koduar “Puzzle 2020” u sekuestruan mbi 420 kilogramë drogë, vlera e të cilës shkonte në 34 milionë euro, mallra të ndryshëm dhe para cash. Operacioni u shtri edhe në Shqipëri, ku u ndaluan 3 persona si dhe në Gjermani. Sipas policisë shqiptare, në pranga përfundoi Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeçe. Të gjithë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Grupi kriminal transportonte drogë në Itali nga Holanda, duke përdorur si rrugë Gjermaninë dhe Shqipërinë, dhe më pas e shisnin në qytete të ndryshme. Hetimet nisën tre vite më parë, pas kapjes së një shqiptari dhe një gruaje italiane të cilët po transportonin me një makinë 2 kilogramë heroinë. Pas zbërthimit të telefonatave, të dy të ndaluarve prokuroria italiane arriti të identifikonte dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, duke prangosur dhe 17 korrierë që bënin transportin e drogës. Ndërkohë numri I personave të vendosur nën hetim deri më tani, sipas mediave italiane është 65. Sipas prokurorisë italiane, në krye të organizatës kriminale dyshohet se ishte një shqiptar që jetonte në zonën Ponte di Piave.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30