Top Channel/ Baltë e lluc në gjithë vendin! HEC-i i Banjës hap portat, pasoja kolosale nga përmbytjet
13/01/2026 19:52

Hidrocentrali i Banjës ka hapur portat e shkarkimit. Në dy ditët e para shkarkimet kanë qenë 290m³/sec, së bashku me prodhimin e energjisë elektrike, 390m³/sec. Ndërsa sot në ditën e tretë janë ulur shkarkimet dhe aktualisht jemi në kuotën 190 m³/sec së bashku me prodhimin e energjisë. “Ne patëm një akumulim të prurjeve në të dyja rezervuarët, në Moglicë dhe Banjë që janë në kaskadë që kulmoi me arritjen e prurjeve në më shumë se 900m³/sec. Është një nga ato situata teje të vështira. Ne kontaktuam që në momentin e parë me autoritetet e emergjencave civile edhe pse rregullorja teknike nuk i parashikon këto konsultime kur ne nuk jemi në emergjencë. Të gjitha shkarkimet që janë bërë edhe në momentin që jemi shkarkimet janë bërë brenda kuadrit rregullator normal të operimeve të rezervuarit të Banjës. Shkarkimet qenë të detyrueshme për të filluar në datën 9 janar. Kemi arritur një kuotë mbi nivelin rregullator të ujit në rezervuarin e Banjë, mbi 175 m. Bazuar në rregullore ne duhet të fillonim menjëherë shkarkimet. Kemi vijuar komunikimet me të gjitha autoritetet për të lëvizjet e kuotave të shkarkimeve, në rritje apo në zbritje. Tani qe flasim, jemi në kuotën e shkarkimeve 190m³ sec. Parashikojmë që këto shkarkime të vijojmë derisa niveli në rezervuarin e Banjës të bjerë nën 175 m mbi nivelin e detit”, shprehet Rigela Gegrifti, Administrator Devoll Hydropower Nuk ka shkaktuar përmbytje lumi Devoll në tokat që përshkon, por teksa bashkohet me Osumin pranë Kuçovës, konkretisht pranë fshatit Kozarë, teksa krijohet lumi Seman, janë shkaktuar përmbytje të mëdha në tokat dhe banesat ku ky lum përshkon.

Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58
Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05