Kina I hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane, sipas të cilave, balona kineze që fluturoi javë më parë mbi territorin e Shteteve të Bashkuara kishte arritur të grumbullonte të dhëna mbi bazat ushtarake dhe t`i dërgonte ato në kohë reale. Rrjeti I njohur NBC News citoi për këto pohime disa zyrtarë të lartë amerikanë. Por Kina i hodhi poshtë të tilla pretendime.