20 vjet pas krijimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, liderët botërorë u mblodhën në Athinë, në një takim për të diskutuar të ardhmen e këtij traktati. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi rëndësinë e rolit që ka Shqipëria në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave dhe bashkëpunimit rajonal.