Avokatë, përmbarues privatë, ish-punonjës të UK dhe gjyqtarë në Vlorë janë bërë pjesë e një skeme korruptive që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar ndërmarrjes shtetërore. Ish-punonjësit kërkonin tu njihej marrja e vjetërsisë në punë prej 2% në vit, por përveç kësaj ata kërkonin dëmshpërblim edhe për fitim të munguar, si dhe për shtesën e diplomës së tyre duke shkelur ligjin e nëpunësit civil. Sipas zv.kryeministres dhe njëherazi ministres së Infrastrukturës të gjithë anëtarët e skemës do të përfundojnë në SPAK dhe do ndiqen penalisht