Nga Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim Asocimit Shqipëri Bashkimi Europian, në Tiranë Isabel Wiseler – LIMA eurodepute nga Luksemburguu ndal në rëndësinë e vendimeve që merr parlamenti kur i kërkohet heqja e imunitetit të një deputeti. Pa ia përmendur emrin referenca e Eurodeputetes ishte e qartë për rastin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, për të cilën shumica socialiste në Mars të këtij viti i tha jo kërkesës së SPAK për heqje imuniteti.