Top Channel/ Ballkani, Trump zgjat emergjencën: Përpjekje ndërkombëtare për destabilizim të rajonit
24/06/2026 19:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur të zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, theksohet se emergjenca në rajonin tonë do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, deri më 26 qershor të vitit 2027. Kjo emergjencë ishte shpallur për herë të parë me urdhër ekzekutiv më 2001, por sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar në Regjistrin Federal më 24 qershor, ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti, për shkak të gjendjes në Ballkanin Perëndimor. “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor dhe gjendja e tanishme në këtë rajon paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor, duhet të vazhdojë përtej qershorit 2026”. Zgjatja e këtij urdhri ekzekutiv nga Presidenti Trump mban në fuqi regjimin e sanksioneve dhe masave ndëshkuese ndaj individëve, grupeve dhe organizatave që konsiderohen se minojnë paqen, stabilitetin, marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet demokratike në Shqipëri dhe pesë vendet e tjera të rajonit. Shtëpia e Bardhë vlerëson se veprimet destabilizuese, dhuna ekstremiste, korrupsioni dhe përpjekjet për të shmangur sanksionet amerikane vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për stabilitetin rajonal dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Urdhri ekzekutiv për gjendjen në Ballkanin Perëndimor u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në këtë rajon. Më pas, më 2021, presidenti i SHBA-së në atë kohë, Joe Biden, zgjeroi fushëveprimin e kësaj emergjence kombëtare, me argumentin se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria ishin përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengonin marrëveshjet e arritura pas luftës.

Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13
Top Channel/ “Dhuna sjell destabilitet si në ‘97”. Daniel Serwer për TCH: Ndryshimi vjen me votë
18/10 20:12
Top News- ‘Klasa politike të reflektojë’/ Ali Ahmeti: Koha për dialog, Shqipëria është e të gjithëve
18/10 20:09
Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38
Top Channel/ Gaz lotsjellës dhe molotovë në bulevard, protestuesit tërhiqen sërish përballë policisë
18/10 19:13
Top News – Reagon KE për protestat: Protestoni, por mos bëni dhunë
18/10 19:12
Top Channel/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, “zbarkon” RENEA
18/10 18:55
Top News- Komisariati numër 3 shpërthen në flakë, protestuesit “kapin në befasi” policët
18/10 18:55
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, e akuzojnë për civil
18/10 18:53