Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i dhanë dritën jeshile nisjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e tarifave roaming në rrjetet e lëvizshme, konfirmoi jozyrtarisht Këshilli i BE-së. Negociatat do të përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.