Belgjika mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ku në periudhën gjashtëmujore do të përballet me zgjedhje kombëtare e për Parlamentin Europian dhe po ashtu me luftën ruse në Ukrainë dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj. Fokusi mbetet rajoni. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Belgjikës, si presidente e radhës e Unionit, do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore.