Samiti dyditor në Ohër i nismës rajonale të Ballkanit të Hapur ka mbledhur në një tryezë ministrat e Bujqësisë së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në raundin e tretë të takimeve teknike, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca konstatoi progresin e bërë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar.