Në Forumin Rajonal të Shkupit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut firmosën tre marrëveshje. Një prej tyre specifikon edhe lëvizjen e lirë të punonjësve midis shteteve. Marrëveshja synon lehtësimin e procedurave të leje qëndrimit dhe dokumenteve që duhen për të punuar në vendet e rajonit. Kjo marrëveshje do e thjeshtojë këtë proces për shumë qytetarë shqiptarë shprehet eksperti Erion Muça.