Top Channel/ “Ballkani do zhytet në luftë”, paralajmërimi për frontin e ri të Rusisë
13/12/2021 14:51

“Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague, dhe fill pas alarmit të tij, kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e vet për Ballkanin Perëndimor, shkruan National Interest. Johnson argumenton se “rajoni po përjeton kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit dhe sigurisë së tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet që kemi pasur falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”, eshte shprehur ai. Luftërat në Ballkan shpërthejnë tradicionalisht në pranverë ose verë, ndërsa tensionet politike i paraprijnë që disa muaj përpara. Këtë vit, thuhet në shkrim, vjeshta zakonisht e ftohtë, u karakterizua nga tensione të nxehta dhe deklarata luftë-ndjellëse që kapërcejnë edhe për standardet ballkanike. Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik. Ultra-nacionalisti i zjarrtë serb, që mban postin e anëtarit të presidencës trepalëshe të vendit, ka dominuar tituj kryesorë të lajmeve gjatë dekadës së fundit, sepse po punon hapur për shkatërrimin dhe copëzimin e vendit të tij. Nëse perëndimi përpiqet të ndërhyjë, Dodik tha se do të thërrasë për ndihmë miqtë e tij, duke iu referuar Serbisë e Rusisë qe e sheh ballkanin si pikën e dobet të BE-së, vazhdon artikulli, pasi rajoni mbetet pjesë e rëndësishme e Europës e ndan kufij me disa vende të BE-së dhe NATO-s, por ende nuk është integruar plotësisht në këto struktura.

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20