Top Channel/ Ballë për ballë: Presidenti amerikan Biden vendos “vijat e kuqe” për Putinin!
16/06/2021 12:28

Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan. Shtëpia e Bardhë është përgatitur për përballjen e madhe duke përfshirë edhe partnerët europianë, vecanërisht Gjermaninë, tre vendet balltike, Poloninë, Republikën Ceke dhe Sllovakinë. Biden e ka bërë të qartë se cili është objektivi i tij në këtë takim: “Nuk kërkojmë konflikte, duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por Nëse Putin i vazhdon veprimet e tij armiqësore, do t`i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”! Parashikohet që takimi të zgjasë 4-5 orë, e ndoshta mund të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, Biden do të bëjë të qarta se cilat janë “vijat e tij të kuqe” të cilat homologu rus nuk duhet t`i shkelë më. Listë përfshin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane apo në ato të shteteve të tjera aleate, sulmet kibernetike të hakerave, ofensivën ushtarake në Donbas në lindje të ukrainës. Po kështu do të përmende edhe Aleksei Navalnyn e do të kërkojë lirimin nga burgu të aktivistit që në fillim u helmua, e tani po lihet të dergjet në qeli. Me interest ë madh pritet ndërkohë dhe pjesa e dytë e takimit, ajo konstruktive sic e quajnë. Sekretari i shtetit Anthony Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan këmbëngulin në minimin e lindjes së një aksi të mundshëm Moskë-Pekin, dhe testi më i rëndësishëm do të jetë kontrolli i armëve. Biden pritet t`i propozojë shefit të Kremlinit krijimin e një grupi ekspertësh dhe nisjen e negocjatave të vërteta për traktatin New Start. Moska nga ana e saj shpreson në një kthesë sa i takon marrëdhënieve me SHBA-në që janë në pikën më të ulët prej vitesh të tëra, edhe pse nuk ka pritshmëri shumë të mëdha.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54