Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku anëtarët e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, Andreas Schieder, Bettina Vollath si dhe Presidenti i PES në Komitetin Evropian të Rajoneve, Christophe Rouillon japin urimet e tyre për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.