Vendimi politik i grupit parlamentar të PS-së është që, sapo të përfundojë shqyrtimi në Komisionin për Çështjet Ligjore, projektligji të kalojë për votim në seancë plenare. “Hyjnë në këtë vendimmarrje politike çështje për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta. Me të drejtë ju përmendët kolegun Sina, por një gjë është të kesh diskutimet e tua dhe një gjë është të kesh detyrimet e tua për të votuar për vendimmarrjen e përbashkët të grupit parlamentar. Puna duhet të vazhdojë me intensitet në Komisionin e Ligjeve, sot dhe nesër, maksimalisht për t'iu përmbajtur kalendarit të Kuvendit”, u shpreh deputeti. I pyetur nëse është shprehur kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën, ai sqaroi: “Unë nuk thashë që vendimi politik i PS-së është që të gjithë deputetët të votojnë pro.”