Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Gjithashtu Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.