Gjermania po i sheh me shqetësim lëvizjet në kufirin me Poloninë, i cili është kthyer në një pikë të nxehtë kalimi të emigrantëve të paligjshëm. Kjo e ka nxitur ministrin e brendshme gjerman, Horst Seehofer të kërkojë forcimin e kufirit gjermano-polak. “Ne tashmë i kemi shtuar rojet kufitare atje me tetëqind policë të tjerë federalë", deklaroi politikani i CSU, duke shtuar se po të jetë e nevojshme, ky numër do të rritet edhe më shumë.