Forca të shumta të policisë dhe Drejtorisë së Burgjeve kanë shoqëruar nga burgu për në Vlorë, Sokol Sinomataj, babain e 22-vjecarit Gëzim Sinomataj, që u vra dy ditë më parë. Ai ka marrë leje te posaçme për të qenë në ceremoninë e varrimit të të birit, që u ekzekutua të dielën në mbrëmje me një armë snajper.