Baba e bir kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për mbajtje armësh dhe municioni luftarak. “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga babë e bir. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.