Gjermania mund të pengonte ashpërsimin e rregullave të azilit nga BE-ja, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Para takimit të ministrave të Brendshëm të bllokut, Berlini pritet të japë dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit. Të Gjelbrit ishin kundër e Berlini kishte kërcënuar me veto. Megjithatë, kancelari Olaf Scholz ushtroi autoritetin e tij.