Së shpejti AZHBR do të nisë disburismin e 7.2 miliard lekëve që qeveria ka vënë në dispozicion për fermerët që aplikuan për subvencione në Skemën Kombëtare dhe atë të Investimeve. Numri i fermerëve që do të subvecionohen afërsisht shkonë në 41 mijë, ku numrin më të lartë të aplikimeve kësaj herë e zënë fermerët që kërkojnë para për tokën e punuar dhe blegtarët e të imtave.