Saimir Visha, drejtues i shoqatës së avokatëve penalistë ka hedhur dyshime të forta për aksidentin që i mori jetën Leonard Dingos pak ditë më parë në Durrës. “Është për të ardhur keq që muajt e fundit kemi vrasje, tentative vrasje të avokatëve. Ngjarja e fundit ku kolegu ynë Leonard Dingo thuhet se ka vdekur në aksident por mekanizmi nuk tregon se kemi të bëjmë me një aksident por vrasje. Nuk jam i sigurt se nuk e njoh dosjen.