Avokati i popullit në Kolumbi, Carlos Camargo, i ka berë sot thirrje për ndihmë qeverisë, për mijëra emigrantë të bllokuar në kufi me Panamanë. "Çdo ditë, në orët e para të mëngjesit ne presim rreth 700, 800, 1,000 emigrantë," thotë kryebashkiaku i qytezës bregdetare të Necocli. Kjo e fundit nuk përballon dot më vërshimin e emigrantëve nga Haiti, Afrika e Kuba të cilët shpresojnë të kryejnë rrugëtimin drejt SHBA.