Ditën e sotme, dy kushërinjtë Florian Muka dhe Klajdi Muka janë lënë në burg për vrasjen e Grei Bihucit. Gjykata ka dalë me vendimin arrest me burg për dy të rinjtë, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim. I mituri Klajdi Muka do dërgohet në burgun e Kavajës, ndërsa Florian Muka do dërgohet në burgun e Fierit.