Dhomat e avokatisë në Lezhë dhe Vlorë këtë të martë hodhën një hap më shumë në bojkotin e punës së gjykatave në shenjë proteste për hartën e re gjyqësore. Ata nuk u paraqitën as në seancat për masë sigurie personale. Në Lezhë u zhvillua edhe një protestë nga gjykata në qendër të qytetit por edhe pse të thirrur nga avokatët qytetarët nuk iu bashkuan protestës