Një valë proteste dhe solidariteti ka përfshirë komunitetin e juristëve në Durrës, pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku. Në shenjë reagimi ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka shpallur zyrtarisht bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore për dy orë gjatë ditës së shtunë.