Sekuestrimi i një avioni venezuelian nga Argjentina me kërkesë të SHBA, ka shkaktuar tension mes dy vendeve. Avioni që i përkiste fillimisht kompanisë iraniane Mahan Air dhe për të cilin mediat raportuan se mund të kishte lidhje me terrorizmin, u shit te linja ajrore venezueliane Emtrasur dhe u bllokua në qershor nga zyrtarët argjentinas. Si Mahan Air ashtu edhe Emtrasur janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.