Top Channel/ Avioni, detaje tronditëse: Ekuipazhi luftoi deri në fund, rusët nuk i lejuan uljen!
27/12/2024 11:56

Kapiteni Igor Kshnyakin, bashkë-piloti Aleksandr Kalyaninov dhe stjuardesa Hokuma Aliyeva humbën jetën nga rrëzimi i avionit të nisur nga Bakuja drejt Groznit, ndërsa dy stjuardesa mbijetuan dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Pavarësisht se e dinin shumë mirë rrezikun, deri në momentet e fundit shqetësimi i tyre kryesor ishte shpëtimi i pasagjerëve. Detajë rrënqethëse kanë dalë nga momentet e fundit të fluturimit 8432: Ekuipazhi bëri cmos që të garantonte sigurinë e pasagjerëve, dhe tani, anëtarët e tij po konsiderohen heronj. Azerbajxhani Airlines publikoi emrat e tyre, duke theksuar se kapiteni Kshnyakin kishte një përvojë fluturimi prej mbi 15,000 orësh, dhe së bashku me Kalyaninov shfaqën aftësi të jashtëzakonshme, e pohuar kjo dhe nga ekspertët, pasi arritën të fluturonin aeroplanin përtej Detit Kaspik dhe të rrëzoheshin vetëm 3 kilometra larg pistës së aeroportit Aktau. Pas Azerbajxhanit, edhe SHBA-të nuk përjashtojnë më një gabim nga mbrojtja kundërajrore ruse si shkak të rrëzimit të një avioni pasagjerësh azerbajxhanas në Kazakistan. Sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, të dhënat fillestare tregojnë si avioni është goditur. Edhe CNN, ABC Neës raportuan për këtë. Nëse konfirmohen indikacionet fillestare, mund të imagjinohet që njësitë ruse jo të trajnuara mirë mund të kenë gabuar objektivin në përpjekjen për mbrojtje ndaj kundër dronëve ukrainas, tha zyrtari amerikan. Në bordin e avionit të rrëzuar ndodheshin 37 shtetas azerë, gjashtë nga Kazakistani, tre nga Kirgistani dhe 16 shtetas rusë. Një total prej 29 pasagjerësh i mbijetuan përplasjes, ndërsa 38 humbën jetën teksa pilotët tentuan të bënin një ulje emergjente pranë qytetit të Aktaut. Burime qeveritare thanë se aeroplani i dëmtuar nuk u lejua të ulej në asnjë aeroport rus pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente dhe u urdhërua të fluturonte përtej Detit Kaspik drejt Aktaut në Kazakistan.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11