Estonia ka kërkuar menjëherë konsultim me anëtarët e tjerë të NATO-s pas incidentit të së premtes, kur avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore të premten. Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në qiellin e Estonisë "pa leje dhe qëndruan atje për gjithsej 12 minuta", pohoi qeveria estoneze teksa Italia, Finlanda dhe Suedia ngritën avionë në ajër në kuadër të misionit të NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor.