Top Channel/ Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë: Përparim i madh për forcat ajrore
17/08/2024 22:11

Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë. Sikurse njofton Zëri i Amerikës, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti. Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës. Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16. Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që deri vonë kishin vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike. Gjenerali James Hecker, Komandant i Forcave Ajrore amerikane në Evropë thotë se avionët F-16 nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në fushëbetejë, përballë sistemeve të avancuara ruse. “Nuk do të jetë ai plumbi i artë, që papritur, pas furnizimit me avionë F-16 ata do të mbizotërojnë hapësirën ajrore”, thotë ai. Koloneli në pension i Forcave Ajrore amerikane, Jeffrey Fischer thotë se avionët F-16 janë shumë të përparuar dhe se varësisht nga numri do të rritet edhe ndikimi i tyre. Ukrainës i janë premtuar 65 avionë F-16 nga aleatët perëndimorë. Por një tjetër sfidë është mungesa e pilotëve të stërvitur ukrainas. Sipas ekspertëve, një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i kushteve që ish-pilotët perëndimorë të drejtojnë këta avionë për Ukrainën. Për momentin, zyrtarët ukrainas thonë se avionët F-16 do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse me raketa dhe dron.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20