Top Channel/ Avionët goditen nga rrufeja! Mbi 10.000 të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani
08/07/2024 21:52

Më shumë se 10.000 pasagjerë të linjave ajrore u përballën me anulime fluturimesh në dy aeroportet më të ngarkuara të Britanisë së Madhe, për shkak të motit të keq dhe kufizimeve të trafikut ajror. British Airways anuloi 51 fluturime që do të operonin në ose nga Heathrow të dielën dhe 31 të tjera të hënën. Fluturimet i anuluan disa kompani edhe në aeroportin Gatwick të Londrës. Më e prekura ishte EasyJet, me 34 fluturime të anuluara të dielën dhe të paktën nëntë të hënën. Pasagjerët e prekur nuk kanë gjasa të kenë kompensim, pasi anulimi konsiderohet të jetë jashtë kontrollit të linjave ajrore. Por, ata kanë të drejtë për ndihmë, e cila mund të përfshijë pije freskuese, akomodim gjatë natës dhe rezervime me transportues alternativë. “Për shkak të kufizimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe motit të pafavorshëm, sikurse linjat e tjera ajrore, edhe ne kemi bërë disa ndryshime në orarin tonë”, tha një zëdhënës i British Airways. Dy avionë të kësaj kompanie u nxorën jashtë shërbimit të dielën, pasi u goditën nga rrufeja. Pamjet: AFP

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54