Avionët e NATO-s u ngritën në ajër e u vunë në gjurmët e bombarduesve ruse që u diktuan shumë pranë hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, Letonisë. Radarët në Estoninë fqinjë kishin pikasur avionët e Moskës mbi Detin Balltik. Menjëherë, aleanca nisi avionët e saj për tu siguruar se nuk do të kishte asnjë shkelje nga ana e avionëvë luftarakë rusë.