Lajmi se dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje Hercegovinë, ka sjellë reagimin e Republikës Srpska. Radovan Kovaçevic nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur e cila qeveris këtë entitet, dha një përgjigje sfiduese.