Mbi një jet-ski, një profesionist gjerman marketingu, 33 vjeç, Kevin Neubeck dhe shoqja e tij Felipa Costilla nga Qipro po udhëtojnë rreth botës pa qenë profesionistë, duke sfiduar dallgët dhe distancat, shpesh dhe në shoqërinë e delfinëve. Kjo aventurë e pazakontë ka mbërritur edhe në brigjet shqiptare. Pas Vlorës, ndalesa e radhës janë brigjet e Kavajës e Durrësit.