Situata me mbetjet urbane është shqetësuse, sidomos përgjatë autostradave. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama u kërkoi nxënësve që të kontribuojnë duke pastruar fillimisht plehrat pranë shkollave, e më pas me këtë shembull të ndërgjegjësojnë edhe pjesën tjetër të shoqërisë.