Autoshkollat në të gjithë Shqipërinë i kanë bërë bojkot ditës së provës dhe dhënies së shërbimit këtë të hënë. Drejtuesit e shoqatës dhe anëtarë nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Drejtorinë e Patentave në Kashar për të bërë të qarta kërkesat e tyre. Ata dënojnë mungesën e transparencës nga Drejtoria e Transportit Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, ndërsa kërkojnë formalizimin e sektorit.