Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me 1 minutë heshtje, për dy të miturit që humbën jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik që ndodhi në qytetin e Durrësit. Gjatë seancës së ditës së sotme do të hidhet në votim miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.4.2026.