Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “ Golf” që dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët dhe hekurat e urës së Mbrostarit në Fier. Pas kërkimeve disa ditore rreth një muaj më parë nuk ka asnjë shenjë të automjetit por as nuk dihet fati i 26-vjeçarit Mateo Lika. Ditën e sotme polumbarët e Reneas kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhes së lumit. Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit apo pas përplasjes me parmakët e urës është larguar. Pavarësisht kërkimeve, nuk ka asnjë gjurmë nga makina, ndërsa telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur.