Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e kësaj të marte, pasi është përplasur nga një autobus në aksin nacional Delvinë-Sarandë. I plagosuri, Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.