Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që shkaktoi 45 viktima. Po një ditë mëm parë, sakaq të paktën 9 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Bullgarinë lindore, ndaj për Sofjen tragjedia ishte e dyfishtë, duke e nxitur qeverinë bullgare të shpallë 24 nëntorin ditë zije për të gjithë kombin.