Top Channel/ Autobusët e shpejtë në Tiranë/ Veliaj prezanton projektin, në tre akse kryesore
29/03/2023 19:21

Gjatë prezantimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve, ose ndryshe Bus Rapid Transit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes në aksident të autobusëve. Duke analizuar shkaqet, por dhe faktin e shtimit të numrit të tyre në Tiranë, pothuajse 4-fish krahasuar me më parë, Veliaj tha se në shumicën e tyre aksidentin e ka shkaktuar një makinë dhe jo autobusi. “Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka më shumë mjete në rrugë. Kur dikush pyet se çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë se siç janë shtuar Mercedesët, janë shtuar edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete dhe autobusi vinte një herë në 37 minuta, probabiliteti që të kishte aksidente ishte më i vogël. Kur autobusët janë shtuar në numër dhe tani vijnë në stacion çdo 7 minuta, frekuenca që të takosh të ngjashmit, pra mjete të tjera motorike, sigurisht është më e madhe. Kam analizuar 7 aksidentet e fundit dhe në 5 raste ka qenë një makinë, e cila i ka hyrë në brinjë autobusit, pra nga padurimi për të dalë nga kthesa godet autobusin”, tha ai. Nga ana tjetër, sa i përket dy rasteve të tjera, Veliaj tha se të dy shoferët janë ndjerë keq për shkaqe shëndetësore. “Në dy rastet e tjera, sipas raportimit të policisë, ishte shoferë të cilët pësuar gjendje të fikëti. Po kur është bërë e paligjshme të sëmuresh? Kur është bërë raca jonë kaq e pandjeshme ndaj një njeriu që pati tension? Kush nga ne është kollosi i Rodosit, që nuk ka asnjë sëmundje, që nuk sëmuret kurrë, që nuk teshtin kurrë, që nuk ka alergji, nuk ka tension? Ky qytet, mbi të gjitha, është një qytet me njerëz dhe thotë ‘ndjesë mor njerëz, pata një kolpo tensioni’. Kur arrihet të provohet se nuk kishte konsumuar as alkool, as nuk po ecte me shpejtësi, por ka këtë problematikë, pse shpërfytyrohemi sa herë vjen fushata dhe shpallim kriminel një njeri që ka hipertension? Pra, në 7 raste, 5 ishin shoferët e makinave fajtorë të shpallur nga policia. Nuk ishte shofer kryetari i Bashkisë, as drejtuesi i kompanisë. Rasti i tjetër, ai i linjës së Krrabës, ishte jashtë orarit të punës dhe nuk po transportonte pasagjerë. Ishte shoferi me fatorinon dhe shokët e tyre. As kishte pirë, as po ecte shpejt”, shpjegoi Veliaj.

Top Channel/ Pas ankesave të banorëve, procedohen dy administratorë lokali për zhurmën e muzikës
20/11 13:25
Top News – Kanosje për borxhin/ Në pranga i riu në Tiranë, kërcënoi me armë një 31-vjeçar
20/11 13:23
Top News- Pallateve u bien fasadat / Durrës, pllakat dekorative rrezikojnë banorët në rrugë
20/11 13:23
Top Channel/ Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për fundjavën dhe për javën e ardhshme
20/11 12:39
Top Channel/ Gjikuria në SPAK me prova të reja për zgjedhjet në Himarë, avokati: Tavo mori dy paga
20/11 12:38
Top Channel/ Nga Bovilla te Liqeni Artificial, Hajdari premton fundin e abuzimeve me digat në Tiranë
20/11 12:29
Top Channel/ Bizneset në Gjirokastër kundër rritjes së TVSH në 10%, bizneset: Goditje për turizmin
20/11 12:27
Top Channel/ Fasadat rrezikojnë qytetarët në Durrës, dëmtohet makina, rrezik për kalimtarët
20/11 12:23
Top Channel/ Aksident tragjik në Orikum/Përplasen dy automjete, humb jetën 62-vjeçari, 3 të plagosur
20/11 12:23
Top Channel/ Dosja e Postës së Durrësit në SPAK, avokati i ish-drejtoreshës:Abuzimi 3.6 milionë euro
20/11 12:21
Top Channel/ Projektligji për ushqimin hap rrugën për mishin e kultivuar, ekspertët ngrenë alarmin
20/11 12:16
Top Channel/ ‘Ka dëgju fjalën Korçë ky prandaj erdhi’, Manja ironizon Blushin: S’bën dot as pyetje..
20/11 12:13
Top Channel/ Pllakat shkëputen nga fasada e një pallati dhe bien në rrugë, zjarrfikësit ndërhyjnë
20/11 12:12
Top News-‘Jam zyrtar i lartë, me jep 1 mln euro’/Arrestohet i riu, tentoi të mashtronte 54-vjeçarin
20/11 12:10
Top Channel/ Miratohet projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Liceun francez të Korcës
20/11 12:03
Top Channel/ Momenti kur pllaka e një pallati bie mbi trotuar, teksa kalimtarët lëvizin
20/11 11:56
Top News – Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në Shqipëri rriten katër herë më shumë se në BE
20/11 11:49
Top Channel/ Liceu francez në Korçë, Kumbaro te Ligjet sqaron si do të funksionojë: Dy diploma…
20/11 11:41
Top News – Rrëfimi i Spiropalit në Top Story: Balluku, modeli më i keq i qeverisjes në PS’
20/11 11:39
Top News – Ish-drejtorja kërkoi informacion/ Vjedhja te posta, gjykata e Durrësit e përcjell në SPAK
20/11 11:34